“Mos u habitni nëse…” Gazmend Halilaj reagon pas arrestimit të Fatmir Shehollit: Jep paralajmërim për…

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin.

Sheholli është arrestuar me dyshimet e bazuara për përshirje në spiunazh.

Njoftimin e ka bërë ministri në detyrë i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka kërkuar trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit Gazmend Halilaj.

Ai përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka ironizuar me lajmin, madje ka shkruar se pret që organizatat e luftës të protestojnë për të.

“Mos u habitni, nëse Organizatat e luftës së UÇK-PDK-së, organizojnë protestë për liderin shpirtëror të tyre, tani të prangosur”, ka shkruar Halilaj duke shpërndarë lajmin e arrestimit të Fatmir Shehollit.