Ai akuzon institucionin më të lartë kushtetues për sjellje politike dhe për zvarritje të vendimeve që, sipas tij, po e shndërrojnë ligjin në një “serial episodik”, në vend që të reflektojnë funksionimin e një shteti të së drejtës, përcjell “Bota sot”.
Kryeziu e konsideron këtë sjellje si të papranueshme dhe larg parimeve të neutralitetit dhe drejtësisë që duhet ta karakterizojnë një arbitër kushtetues.
Shkrimi i plotë
Gjykata Kushtetuese nuk po e mbron më Republikën — po e shfaq në episode. Ligji po jetohet si “serial”, jo si shtet.
Me ndërhyrje të fragmentuara dhe vendime të zgjatura, Gjykata po sillet si aktor politik, jo si arbitër kushtetues. Në vend të qartësisë, po prodhon kalkulim. Në vend të neutralitetit, po administron krizën.
E papranueshme.