Analisti Bleron Baraliu ka vlerësuar lart figurën e Daut Haradinajt, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar si një ndër figurat më të rëndësishme të luftës, përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se ka dëgjuar me vëmendje rrëfimin e tij për luftën çlirimtare.
Baraliu e shprehu respektin për faktin që Haradinaj ishte ende në të njëzetat gjatë luftës, por megjithatë kishte një rol udhëheqës të jashtëzakonshëm, Ai shton se gjatë përballjeve me forcat pushtuese Haradinajt i janë eliminuar të paktën 1,000 ushtarë dhe policë serbë.
“Është vështirë me imagjinu që Daut Haradinaj është më pak se një vit më i vjetër se unë (pra as 20 vjeçar në luftë!), por ka qenë hero i përmasave kaq gjigante: prijës i mijëra heronjëve, mbi 300 dëshmorë, 760 të plagosur deri në invaliditet, rreth 4,000 ushtarë përtej krahasimeve historike në luftë kundër fashistëve më të egër okupatorë, ku Dauti përbetohet ti kenë eliminar së paku 1,000 ushtarë e policë pushtues”, u shpreh ai.
Analisti Baraliu thekson se çdo diskutim apo gjykim rreth zhvillimeve pas luftës duhet të fillojë me një respekt të thellë ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.
“Çfarë ka ndodhur pas luftës është çështje krejt tjetër, por nuk mund as të fillojmë të diskutojmë e lëre më gjykojmë pas luftën pa u përkulur së pari para këtyre heronjëve të gjallë për sakrificën, humbjet, guximin, heroizmin e tyre mitologjik. Këta janë vet faktet e pamohueshme të madhështisë së paprekshme të UÇKsë!”, thekson analisti.
Postimi i plotë:
♥️🇦🇱 Është vështirë me imagjinu që Daut Haradinaj është më pak se një vit më i vjetër se unë (pra as 20 vjeçar në luftë!), por ka qenë hero i përmasave kaq gjigante: prijës i mijëra heronjëve, mbi 300 dëshmorë, 760 të plagosur deri në invaliditet, rreth 4,000 ushtarë përtej krahasimeve historike në luftë kundër fashistëve më të egër okupatorë, ku Dauti përbetohet ti kenë eliminar së paku 1,000 ushtarë e policë pushtues.
Çfarë ka ndodhur pas luftës është çështje krejt tjetër, por nuk mund as të fillojmë të diskutojmë e lëre më gjykojmë pas luftën pa u përkulur së pari para këtyre heronjëve të gjallë për sakrificën, humbjet, guximin, heroizmin e tyre mitologjik. Këta janë vet faktet e pamohueshme të madhështisë së paprekshme të UÇKsë!
Të qoftë hallall buka e Kosovës përgjithmonë Daut Haradinaj, nuk e kisha dëgjuar më parë këtë rrëfim, as paramenduar të vërtetën në këto lartësi krenarie — jam absolutisht i mahnitur dhe i përkulur!
Lavdi këtyre trimave të rrallë, për jetë të jetëve!
Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! ♥️🇦🇱