Gresës së BBVK i ndizet alarmi e i shkon sigurimi, aktorja bie keq pre e prank-ut

Një situatë e papritur dhe plot humor i ka ndodhur aktores Gresa Gashi, e cila ka rënë pre e një pranku nga miku i saj i ngushtë, gazetari Shendrit Lumi.

Teksa dyshja ndodheshin në një dyqan të njohur, Shendriti i kishte futur fshehurazi në qesen e saj një këpucë me alarm sigurie. Rezultati? Në momentin që Gresa tentoi të largohej, alarmi u aktivizua dhe ajo u ndalua nga sigurimi i dyqanit.

Pamjet tregojnë aktoren e hutuar dhe të shqetësuar, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë kishte ndodhur. Vetëm më vonë, Gresa kuptoi se pas gjithë kësaj skene që dukej serioze, fshihej pranku i Shendritit.

“Kurrrë s’ka me ta harru”, është shprehur ajo pas incidentit, duke lënë të kuptohet se tani është radha e saj për t’ia kthyer.

Videoja tashmë është bërë virale në TikTok, me publikun që qesh me reagimin e saj, por edhe pret me kureshtje se si do të duket hakmarrja e Gresës ndaj mikut të saj. /Prive By Liberta Spahiu