Dëshmitari amerikan, Jock Covey ka rrëfyer atë që dinte mbi Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Ai tha se kur TMK-ja ishte në krijim e sipër, Hashim Thaçi nuk kishte asnjë rol në atë pikë.
“Në atë kohë, Agim Çeku ishte komandant i TMK-së, teknikisht. TMK-ja ishte ende në krijim e sipër, dhe Çekut kur i bëra presion që të ndërmerrte disa veprime, ma rikujtoi që TMK-ja ishte në krijim e sipër. Në atë pikë, Thaçi nuk kishte asnjë lloj roli në TMK, dhe për këtë aktivitet nuk donim t’i jepnim aspak atij përshtypjen se ne besonim që kishte rol në lidhje me TKM-në”.
Tutje, dëshmitari zbuloi se gjatë asaj kohe, Nju Jorku ishte shumë kundër TMK-së.
“Ky ishte një formalitet në vetvete ndonëse Nju Jorku priste që ne të përcillnim të njëjtën porosi të të dy udhëheqësve, por e kishim të qartë që Nju Jorku ishte shumë kundër TMK-së, ju desh shumë kohë atyre në Nju Jork që ky ishte një veprim me shumë mend, pra i zgjuar”, tha ish-zëvendës i Bernard Kouchner.