Analisti Halil Geci, thotë se James Rubin është dëshmitar i paguar në Hagë, se u përdor për të mbuluar tradhtinë e Hashim Thaçit dhe për të manipuluar drejtësinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se Rubin shiti të vërtetën dhe ndërgjegjen e tij, duke u bërë vegël e një tradhtari historik.
Ai shton se dëshmia e tij tregoi se asnjë limit nuk ekzistonte për të mbrojtur një njeri që tradhtoi kombin e tij.
Shkrimi i plotë:
Tradhtia që u zbulua në Hagë – turpi i Hashimit dhe rrenat e Rubinit
James Rubin, dëshmitari i paguar i Hagës, u përdor për të mbuluar tradhtinë e Hashim Thaçit dhe për të manipuluar drejtësinë. Me dëshminë e tij të rreme, Rubin shiti të vërtetën dhe ndërgjegjen e tij, duke u bërë vegël e një tradhtari historik.
Dëshmitari i Hagës, James Rubin, i paguar nga Hashim Thaçi, u përdor për të mbuluar tradhtinë e tij dhe për të manipuluar drejtësinë.
Me dëshminë e tij të rreme, Rubin shiti të vërtetën dhe ndërgjegjen e tij dhe të shtetit prej nga vjen, duke u bërë vegël e një tradhtari historik. Dëshmia e tij tregoi se asnjë limit nuk ekzistonte për të mbrojtur një njeri që tradhtoi kombin e tij.
Kur prokurori e pyeti Rubin:
“Zoti dëshmitar, a është e vërtetë që ke qenë i paguar nga Hashim Thaçi për dy vjet rresht, nga 2018 deri në 2020, me nga 52,000 euro në muaj për lobim në favor të ndarjes së Kosovës?”
Rubin: “Po, por unë jam munduar që të dyja palët të bien dakord për paqe.”
Rubin: “Për këtë dëshmi kam kaluar shumë kohë duke u përgatitur për t’u paraqitur si dëshmitar në Hagë.”
Prokurori: “Pse të deshtoi kaq shumë kohë për të treguar realitetin?”
Rubin: “Deshiroja të tregoja se Hashimi nuk kishte rol udhëheqës në UÇK – ai kurrë nuk ka pasur rolin kryesor në luftë.”
Prokurori: “A është e vërtetë, Hashim?”
Hashimi: “Po valla, prokuror. Unë kurrë nuk kam qenë në luftë dhe as nuk kam pasur rol në UÇK!”
Prokurori: “Zoti dëshmitar, sa herë ke pasur rastin të takosh Hashimin gjatë luftës?”
Rubin: “Dy apo tri herë.”
Prokurori: “Zoti dëshmitar Rubin, a më mirë e njeh ti Hashimin, që ke takuar dy-tre herë, apo Rexhep Selimin, që nuk u nda nga ai për shumë vite?”
Rubin: “Rexhep Selimi, valla.”
(Prokurori, i pakënaqur me përgjigjen, i thotë me ironi: “Ulu, Rubin, e ha ‘marmelladën’.”)
“Kuptoni, o ju votues, se kush është PDK-ja dhe vartësit e Hashimit, që sot e udhëheqin këtë parti.”
“Kur prokurori i Hagës ia hoqi batanijen Rubin-it dhe e zbuloi fshehtësinë nën ‘jorganin’ e Hashimit, Rubin mbeti i ekspozuar dhe i zhveshur para gjithë botës.”
“Rubin publikisht pranoi kontratën që kishte lidhur për vitet 2018–2020 dhe pagën mujore prej 52,000 euro. Rubin mbeti i ekspozuar, ndërsa Hashimi mbeti ai që ne si vëllezër e njihnim, edhe pse disa nuk e besonin.”
“Kontrata e asaj kohe ishte bërë me urdhër të Hashimit dhe ishte zbatuar nga ish-ministrja Dhurata Hoxha, e cila duhej të siguronte pagesat për Rubin-in, me qëllim që ai të lobonte në administratën amerikane për ndarjen e Kosovës.”
“Ne, si popull, e kishim dëgjuar nga gazetarja hulumtuese Jeta Xharra për këtë kontratë tradhtie. Sipas asaj që di unë, ish-ministrja Dhurata Hoxha është ende në procedurë gjyqësore për lidhjen e kësaj kontrate, përmes së cilës politikanë dhe agjenci kishin paguar për lobim në favor të ndarjes së Kosovës.”
“Prandaj, mjafton të dihet se James Rubin ka qenë i punësuar nga Hashimi, dhe për këtë arsye deklarata e tij është krejtësisht e pavlerë. Këtë e zbuluan vetë prokurorët në Hagë.”
Gjatë kësaj dëshmie, Rubin mbushi thasët me para dhe nuk i interesonte drejtësia. Ai përpiqej të shiste rrenat e një burri të pjekur si të vërteta, gjë që na vinte keq të gjithëve që e dëgjonim – një burri të administratës amerikane që shitej kaq lirë, duke qenë se pikërisht administrata e tij dhe prokurori i përzgjedhur e kishin lidhur dhe dërguar Hashimin në Hagë.