Kurti në SHBA: Takime me liderë botërorë, rrëzohet propaganda për izolimin diplomatik

Pavarësisht propagandës së opozitës dhe disa mediave në Kosovë se Albin Kurti nuk pritet nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri në detyrë ka udhëtuar sot drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë shtetesh e qeverish. Në fokus të agjendës janë thellimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë, avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe paraqitja e mundësive për investime të huaja në vend.

Ky udhëtim vjen në një moment kur kundërshtarët politikë të Kurtit pretendojnë për izolim diplomatik, ndërkohë që agjenda e New York-ut tregon të kundërtën.