Vetëm në muajin korrik, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kabineti i tij kanë harxhuar një mesatare prej hiç më pak se 40 litrash naftë për automjetet e tyre zyrtare. Vlera totale e shpenzimeve të karburantit për muajin korrik është 1 mijë e 151 euro.
Periskopi ka arritur të sigurojë dokumentin rreth shpenzimeve të karburanteve dhe servisimit të automjeteve për muajin korrik të të gjitha departamenteve të Ministrisë së Bujqësisë, përfshirë këtu edhe kabinetit të ministrit në detyrë, Faton Peci.
Vetura luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi të Hysri Peqanit, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është në shfrytëzim nga ministri Peci tash e dy vjet.
Kjo veturë e Pecit, vetëm në muajin korrik i ka harxhuar 381 litra që kapin vlerën e 439.14 euro.
Veturat tjera të shfrytëzuara nga kabineti i Ministrit janë; 2 Kia Sportage, Kia Sorrento dhe Reno Capture. Shuma totale e shpenzimeve të këtyre veturave kap vlerën e 1 mijë e 533 euro.
Shpenzimet e tyre të detajuara mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme:

