Gazetari Gëzim Mekuli ka rikujtuar deklaratat e dy komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Komandant Remi, të cilët publikisht kanë thënë se Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Mekulit, Haradinaj e ka cilësuar Kurtin si “zëdhënës të UÇK-së”, ndërsa Remi e ka quajtur “bashkëluftëtar”.
Ai thekson se dëshmitë e drejtuesve të luftës janë provat më të besueshme, duke e quajtur të kotë çdo përpjekje për mohim apo relativizim të kësaj të vërtete.
Postimi i plotë:
Dy nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Komandant Remi, e kanë thënë hapur dhe publikisht: Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Remi e ka quajtur “bashkëluftëtar”, ndërsa Haradinaj e ka përmendur si “zëdhënës të UÇK-së”. Këto janë dëshmi të drejtpërdrejta, nga vetë njerëzit që udhëhiqnin luftën. Nuk ka burim më të besueshëm se fjala e komandantëve të UÇK-së për këtë çështje. Prandaj, çdo përpjekje për ta relativizuar, mohuar apo manipuluar këtë të vërtetë është e kotë. Faktet flasin vetë, dhe me kaq ky debat duhet të marrë fund.