Të paguarit nga Beogradi dhe Athina pëllasin kot

Shkruan Spartak Ngjela

Dëgjoj gjatë ditës të flitet kundër Shqipërisë dhe vetë shqiptarisë.

Nuk kuptohet se çfarë janë këta: shqiptarë apo serbë?!

Shqiptarët sot kanë dy shtete; dhe njerëz që nuk kanë shkruar dot asnjë artikull, shajnë Shqipërinë.

Nuk besoj se janë shqiptarë: këta ose janë serbë që flasin shqip; ose janë të paguar nga Beogradi ose Athina.

Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Le t’i bien këmbës!

Shqipëria po i hap sot rrjedhshëm artikujt për hyrjen si anëtare e Bashkimit Evropian.

Do t’ia marrin të keqen Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Asgjë nuk na bëjnë dot.

Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është sukses që shqiptarët e kanë pritur prej qindra vitesh.

Dhe ky po vjen.

Po këta që pëllasin kundër Shqipërisë; çfarë janë?

Asgjë.

Ex nihilo nihil – kanë thënë latinët e mëdhenj, që do të thotë: nga hiçi vjen asgjëja.

E pra; Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz që sigurisht se, ose nuk janë shqiptarë; ose janë të paguar nga antishqiptaria që na rrethon në Gadishullin Ilirik.

Shqipëria shpejt do të jetë një superfuqi në Ballkan: edhe ushtarakisht, edhe ekonomikisht.

Keni për ta parë.

Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik.

Prisni; dhe u thoni antishqiptarëve se ka akoma.

Është Çamëria dhe Maqedonia e Veriut që priten të bashkohen me Shqipërinë dhe Kosovën.

Prisni, shikoni dhe mendoheni thellë aleancën e ngushtë midis Shqipërisë; Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.