Shukri Buja mobilizon shtabin: Nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se nesër, më 13 shtator, do të mbahet një tubim elektoral në sheshin “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se shtabi i degës është i vendosur dhe i mobilizuar për këtë takim, duke i ftuar qytetarët të marrin pjesë.

“Shtabi i degës, i vendosur dhe i mobilizuar, nesër, 13 shtator, ora 19:00, takohemi të gjithë në sheshin ‘Adem Jashari’! Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja.