‘S’kam çu gurë unë me Veseloviqin’, ‘Opozita s’ka ku kapet’ – Përplasen Gashi-Kajtazi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Politiko”, teksa po diskutohet për ngërçin e radhës të krijua në Kuvend, konkretisht mosvotimin e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Blerim Gashi e Shkumbin Kajtazi kanë debatuar për mosvotimin e nënkryetarit serb nga partitë shqiptare.

“Qysh ka mundësi që partitë e njerëzve të dalun nga lufta të bijnë në kurthin e patriotizmave falso të Albulena Haxhiut të Albin kuritit të do pseudo patriotëve e mos me u vonu propozimi i Listës Serbe qysh është votuar gjithë”, ka thënë Kajtazi.

” Po si tutetn atyre, po e din saktë që janë të deligjitimum edhe kanë ba koalicion me ta dhe i kanë prit ka 6 orë”, ka thënë Gashi.

“Jo, është kriju narracion”, ka thënë Kajtazi.

“O nuk është kriju narracion z.Kajtazi, se kom shku unë kom qel gurthyes me Veselinoviqin”, ka thënë Gashi.

Për më shumë, ndiqeni debatin: