Kuçi thotë se vëllai i Bashkim Ramosajt i dërgoi mesazh kërcënues një aktivisti të PSD-së derisa ajo po flet në Pressing

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo gjatë emisionit tha se vëllai i Bashkim Ramosajt, kryetarit të Deçanit – ka kërcënuar një aktivist të PSD-së.

“Në këtë moment që po flasim po më dërgon një aktivist i PSD-së një mesazh, çka po i thotë vëllai i Bashkim Ramosajt, unë nuk e lexoj këtë mesazh”.

“Ky është stili i vëllait të Bashkim Ramosajt që thirr njerëz dhe kërcënon, 100% është e saktë, po e kërcënon një aktivist”, ka thënë ajo./Periskopi/

Më poshtë video: