Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës.
Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi.
Para se të fillojë diskutimi për temën e sotme në “Adresa”, u komentua loja e kombëtares së Kosovës e cila ishte përballë Zvicrës sonte. Kjo përballje mes dy ekipeve, rezultoi 4:0 për Zvicrën, një humbje e madhe për Kosovën.
Përveç Xanit, edhe Matoshi e komentoi lojën e sotme mes Kosovës dhe Zvicrën. Ai lojën e sotme e ndërlidhi edhe me politikën.
Matoshti tha se politika kosovare është me dy mendje, ku ka deputetë në Parlament që nuk e dinë se, a duhet me votu për me u bë me Shqipërinë apo duhet me forcu shtetin e Kosovës. E sipas tij, edhe futbollistët e Kosovës janë të tillë, pa motivim dhe se nuk i lidh asgjë me Kosovën përveç ngjyrave në dresa të tyre.
“Politika kosovare është me dy mendje, hala ka deputet në Parlament që nuk e dijnë a duhet me votu për me u bë me Shqipërinë apo duhet me luftu për me forcu shtetin e Kosovës. Ashtu janë edhe futbollistat e Kosovës, pa motivim. Nuk e dinë se çka është ngjyra nacionale me mbrojtë, nuk ka as psikolog, as pedagog, e as njeri motivues, nuk ka kurrgjë. Kombëtarja e Kosovës, veç ato dresa që i mbajnë me ngjyrat e Kosovës, se asgjë nuk i lidh me Kosovën. Luajnë jashtë, e ndërtojnë jetën jashtë dhe vijnë e shiten si manekena në fushë. Katastrof. Federata sonte duhet me shku në shtëpi, sepse golat që i kanë marrë, që sipas meje që shikoj futboll qe gjysëm shekulli, janë gola naiv, nuk i merr as Malizhgani i Klinës ata gola aq naiv, tha në fund Matoshi.