Çeku u bën thirrje mërgimtarëve të Prishtinës: Regjistrohuni për votim deri më 29 gusht

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka bërë thirrje për regjistrim të mërgatës së Prishtinës në procesin zgjedhor të 12 tetorit.

Ai ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës dhe ka kujtuar se afati i fundit për regjistrim është data 29 gusht.

“Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë”, ka shkruar Çeku.

Regjistrimi mund të bëhet online përmes linkut: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter.