Policia ndalon koncertin e Yll Limanit, reagon artisti

Mbrëmë në Shkodër ishte planifikuar një tjetër koncert i artistit të dashur për publikun, Yll Limani, në ambientet e Mad Summer Club.

Mirëpo, siç bëri të ditur vetë këngëtari përmes një njoftimi në rrjete sociale, eventi nuk u mbajt për shkak të ndërhyrjes së policisë.

“Shkodër, faleminderit që keni ardhur për mu sonte. Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon…”, shkroi ai.

Ky është rasti i dytë radhazi që koncertet e Yll Limanit në Shkodër pezullohen, megjithatë këngëtari u shpreh i vendosur të rikthehet sërish për fansat e tij. /Prive By Liberta Spahiu