Ngërç institucional/ Ramabaja: Pasojë e papërgjegjësisë së opozitës dhe zbrazëtive kushtetuese

Analisti Sadri Ramabaja tha se kriza aktuale është produkt i papërgjegjësisë politike të opozitës dhe i zbrazëtive të Kushtetutës, të shfrytëzuara në dëm të sistemit politik.

“Për fat të keq zgjati tepër dhe gjasat janë që të shkojë deri në fund të këtij afati që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese partive politike.

Pasoja politike mund të ketë gjithsesi të dëmshme përsa i përket imazhit të republikës por çdo tatëpjetë e ka një përpjetë thotë një urtësi e popullit tonë.

Këtë katrahurë që e ka sjellë papërgjegjësia politike kryesisht e opozitës, pasi opozita është ajo që de facto e ka bllokuar sistemin tonë politik natyrisht duke shfrytëzuar zbrazëtitë juridike që i ka Kushtetuta jonë, e imponuar prej faktorit të jashtëm, ish-presidentit Ahtisari, duke bërë përpjekje për të etabluar faktorin e minoritetit serb por edhe një kordinim i ngjeshur i opozitës me Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Ramabaja.