Anisa Veseli bën ndryshimin drastik në pamje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, po e jeton një periudhë të re në jetën e saj dhe këtë e ka shënuar me një transformim të guximshëm.

Për herë të parë ajo ka zgjedhur të bëhet bjonde, duke u shfaqur me një pamje sensuale dhe tepër tërheqëse që ka bërë menjëherë bujë në rrjete sociale.

Ky ndryshim i madh në stilin e saj vjen pas një periudhe reflektimi dhe përmbysjesh personale. Anisa ka pranuar se së fundmi është beqare, ndërsa energjia dhe pozitiviteti që po e shoqërojnë në muajt e fundit e kanë kthyer atë në një version më të fortë dhe më të sigurt në vetvete. Fansat kanë vënë re jo vetëm ndryshimin në ngjyrën e flokëve, por edhe në qëndrimin dhe vetëbesimin që ajo rrezaton në çdo paraqitje.

Transformimi i saj nuk ka kaluar pa reagime. Komentet e shumta pozitive e kanë shpallur këtë si një nga look-et më të bukura të saj deri më tani, duke e vendosur Anisën në qendër të vëmendjes si një nga personazhet më të përfolur të momentit.

Me këtë ndryshim, ajo jo vetëm që ka sjellë një imazh të ri, por edhe një mesazh të qartë: është gati për një fillim të ri, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.