Kurti e ndërron përsëri kandidatin, Gërvalla del e propozon Hekuran Muratin për Kryeparlamentar

Sot është duke u zhvilluar seanca e dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Kushtetueses, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj seance, Vetëvendosje përmes Donika Gërvalles ka propozuar Hekuran Murati për kryetar të parlamentit.

Kurse para fillimit deputetët e VV-së bën të ditur se ata s’e kanë pasur të caktuar kandidatin, duke thënë se i njëjti do të caktohet pak para fillimit të seancës në një takim të partisë.

Ndryshe, në seancën e kaluar që u zhvilluar dy ditë më parë, VV-ja propozoi dy emra për këtë pozitë, atë të Albulena Haxhiut dhe atë të Donika Gërvalles. /GazetaExpress