Rron Gjionvci akuzon PDK-në dhe sistemin se kanë krijuar rregulla të padrejta për përfitime politike.
Ai thotë se pavarësisht shumicës së deputetëve, siç ndodh zakonisht në botë, partitë e tjera krijojnë pengesa dhe arsyetimet e tyre janë “si fëmijë të shkollës së mesme”.
Sipas tij, kjo e dobëson demokracinë dhe e bën Kosovën “gazi i botës”.
Postimi i plotë:
Ku është poenta me ta dhanë me aktgjykim të drejtën e propozimit, ama, ti duhesh me siguru shumicën? Kjo është e nënkuptueshme, si rrjedhojë s’ka pasë nevojë për aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çashtje sepse dihet që kush e ka shumicën e deputetëve e zgjedh kryetarin. Ama, atëkohë kjo rregull absurde i ka konvenu PDK-së dhe u pat bo për me prishë VLAN-in. Pra Gjykata Kushtetuse u angazhu drejtpërdrejt në favorizim të kryehajdutit të asaj kohe. Tash rregulli i vendosun s’ka më kurrfarë kuptimi, sepse dihet që kush i ka 61 deputetë e zgjedh Kryetarin. Kështu është gjithkund në botë. Por ju e patët shpikë këtë rregull për me e favorizu PDK-në në negociata politike për pushtet. Meqë është kështu, tash Albini jau nxjerrë për hune dhe shumë mire jau bon.
Tash spo bojka as Donika Gërvalla. PDK-ja me pretekstin se ka qenë në kabinet qeveritar, LDK-ja si institucionaliste s’beson te urgjenca e formimit të institucionit ma të randësishëm, e AAK i ka do ide t’vetat me zgjedh Kryetaren e Kuvendit vet 🤣. Ngojauni arsyetimet, si fmi të shkollës së mesme, totalisht jopolitik.
Sa marre osht tash me pa këtë situatë absurde sepse dikur provinca në krye të tana institucioneve e ka flliqë kah ka mujtë. Zhyllanat e provincave, po ashtu hajna ordinerë e kanë flliqë demokracinë tonë, e kanë pru në situatë absurde ku ndonëse Republika jonë i zhvillon zgjedhjet ma kualitative në rajon, ngërrçet që krijohen mandej si pasojë e flliqjeve të tyne në të kalumën e zbehin atë dhe na bojnë gazi i botës. Kjo është arsyeja pse ju nuk bon kurrsesi me ardhë në pushtet edhe shumë vjet. Do se jeni hajna klasik, do se jeni masha të oligarkëve që ua kanë financu fushatën e kushtushme e cila nuk ju qiti as parti e dytë, pra jeni tepër llom. Në anën tjetër Binzi s’din me qeverisë pos do meremetime aty këtu… në hall jena pasha ni Zot! 🤷♂️