Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit.

Në seancën e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në pamjet që shihen nga Kuvendi, deputetja e VV-së në momentin e votimit shihet duke pirë ujë dhe nuk i shikon fare kolegët e saj derisa votonin për Gërvallën.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me kryesuesin e Kuvendit Avni Deharin dhe deputeten në fjalë Shqipe Selimin për të marrë një qëndrim të tyre, por kontakti me ata ka qenë i pamundur.

Momentin e votimit mund ta ndiqni në minutën 42:46