Këngëtarja ulet në gjunjë dhe i propozon martesë partnerit të saj

Aktorja e këngëtarja e njohur Bella Thorne, ka bërë një veprim të rrallë.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet duke u ulur në gjunjë e duke i propozuar martesë të dashurit.

“3 vjet më parë u njohëm, 1 vit më vonë më propozoi, 1 vit më pas i propozova edhe unë” , shkroi teksa shihet e gjunjëzuar krahë partnerit, Mark Emms.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta, sidomos të gjinisë femërore që nuk duan ta nxjerrin veten “poshtë” me këtë gjest.