Pas një kohe të gjatë në hije, Babastars u rikthyen fuqishëm në skenë të mërkurën mbrëma me një performancë elektrizuese në “Zone Club”. Getoar Selimi, bashkë me disa prej anëtarëve të grupit, i ngjitën sërish në skenë emocionet e dikurshme, ndonëse mungesa e Agon Amigës u vu re.
Sot, Getoari ka ndarë në Instagram një foto nga nata e rikthimit, duke e shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Luanët janë zgjuar”.
Ky postim është interpretuar nga shumëkush si një paralajmërim i një epoke të re për Babastars, ndoshta edhe për projekte të reja muzikore.
Por vetëm pak kohë pas këtij postimi, Capital T publikoi në InstaStory një ilustrim me tekstin: “Shumë vëmendje bën që një gomar të mendojë se është luan.”
Ngjashmëria mes dy publikimeve ka ndezur dyshimet për një replikë të tërthortë dhe një kapitull në “përplasjen e ftohtë” mes Getit dhe Capital T. Ky hap është i befasishëm nëse nuk përbën rastësi marrë shkas edhe shoqërinë e mirë Kapo-Majk.
Kur dhe si ndodhi kjo kthesë e raporteve, mbetet të shihet… /Prive By Liberta Spahiu