“Nuk më keni parë ende”, çka po paralajmëron Dafina Zeqiri?

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ndonëse nuk ka shumë javë që është bërë nënë për herë të parë, si duket nuk e ka ndërmend të pushojë nga angazhimet në muzikë.

Ajo kësaj radhe ka publikuar si story në profilin e saj në Instagram video të saja, ku është duke kënduar “live”.

“Nëse mendoni se më keni parë mua, nuk me keni parë akoma”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e njërës nga videot e saja.

Artisja ka lënë shumë spekulime të hapura se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.