Incidente të dhunshme u regjistruan mbrëmë, nata e pestë radhazi në disa qytete të Serbisë.
Në Valjevo, mijëra protestues antiqeveritarë u mblodhën të shtunën dhe i vunë flakën zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe sulmuan policinë.
Efektivët përdorën granata tymuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Përleshje shpërthyen edhe në Beograd, ku policia bllokoi protestuesit të shkonin drejt selisë së SNS-së, dhe në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad.
Protestat antiqeveritare kanë tronditur Serbinë që nga shembja e çatisë së një stacioni treni në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Për muaj të tërë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat Presidenti Vuçiç i ka hedhur poshtë, duke akuzuar fuqitë e huaja për komplot për të rrëzuar qeverinë.