Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka publikuar të plotë vendimin e saj rreth konstituimit të Kuvendit, ku urdhëroi që kryetari i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur dhe një kandidat të votohet vetëm tri herë.
E për këtë edhe tash e sa javë nuk është mbajtur ndonjë seancë konstituive, ku është krijuar një paqartësi për vazhdimësinë e këtij procesi.
E në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.
Ai theksoi nevojën për konstituim sa më të shpejt të Kuvendit, derisa komentoi edhe vendimin e Kushtetueses, ku tha se një qartësim është më se i nevojshëm.
“Sikur ngërçi politik në Kosovë, do duhej të merrte një epilog më të shpejtë, ndoshta dhe më të qartë të zgjidhjes së problemit nga Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik i vendit, e cila pas kërkesave të opozitës poashtu edhe të presidentes së vendit, që kjo e fundit e bëri tërheqjen e saj, që të gjitha këto kërkesa dhe ankesa ndërlidhen me pengesat e themelimit të institucioneve të shtetit.
Edhe pse vazhdime të seancave konstituive u mbajtën në çdo 48 orë, deputetët e zgjedhur nuk arritën një pajtueshmëri për të zgjedhur kryekuvendarin e Kuvendit, duke mos pasur vota të mjaftueshme në këtë rast LVV, me partnerët e saj Listën Guxo dhe Alternativën, të cilët propozuan kanditatin e tyre, si fitues të zgjedhjeve të fundit”.
Krahas kësaj, Preqi tha se ka një koordinim të partive që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar, për të bllokuar zgjedhjen e kryeparlamentarit/es, me qëllim që të largojnë nga pushteti Kurtin dhe LVV-në.
ImageDedë Preqi.Foto galeri
“Kjo formë e këtij ngërçi politik vetëm se po forcohej edhe më shumë, për faktin se opozita në këtë rast e përbërë nga PDK, LDK, AAK, poashtu dhe Lista serbe, sikur ishin të bashkërënditur, që kandidati i propozuar nga LVV, në këtë rast deputetja Albulena Haxhiu, mos të merr vota të mjaftueshme për kryetare të Kuvendit, sepse sipas atyre, do të ketë efekte tjera, që mundet në të ardhmen të merr edhe rolin e presidentes së shtetit.
Dhe në këtë mënyrë, sipas opozitës, këto plane nuk janë të drejtëpërdrejta, por kalojnë përmes një ndërmjetësi dhe përllogaritje të tyre, duke u bërë formale gjatë zgjedhjeve të ardhshme të presidentit të vendit, që mund të bëhët në diçka objektive dhe teknike.
Në këto rrethana janë krijuar edhe iluzionet e opozitës, që do ti shuante apetitet dhe ambiciet e tyre për pushtet, dhe çfarë do të ndodhë mëtutje, nga që si mund ta parafytyrojnë ndonjëherë pushtetin e tyre sikur atë të dikurshmin, që e kanë abuzuar si është më keq djersën e këtij populli, duke i bërë milionat në kurriz të tij”, nënvizoi ai.
Më tej, opinionisti foli edhe për paqartësitë që janë shfaqur me publikimin e vendimit të Kushtetueses.
“Prandaj, Gjykata Kushtetuese, me përgjigjen e saj urdhëron deputetët e Kuvendit, brenda një afati 30 ditor, ta zgjedhin kryeparlamentarin e Kuvendit, përmes votës së hapur, duke hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, por kjo Gjykatë nuk e bënë të qartë se edhe mbas dështimit të kësaj procedure çka do të ndërmirret më tutje, nëse janë harxhuar edhe këto procedura, duke e llogaritur gjendjen e mungesës së institucioneve”.
Ndër të tjera, Preqi tregoi skenarët e partive tjera ndaj LVV-së e Kurtit, e që lidhen me përmbysjen e pushtetit të këtij të fundit.
“Skenarët e opozitës tani më janë të ditura, kur LDK, është e varur nga PDK, ndërsa kjo e fundit i përcjell lëvizjet e kësaj të parës, sepse e ka mizën nën kapelë dhe mundohet të ia bëjë qejfin, duke bërë marrëveshje t’i kundërvihët Albin Kurtit me çdo kusht për ta përmbysur pushtetin e tij, për të filluar një epokë të re me avazin e vjetër, që sipas tyre u ka munguar si asnnjëherë tjetër.
Ndërsa AAK, ka mbetur si e vetmuar dhe me ndarjen e NISMA, herë me ata e herë me këta, duke iu revanshuar Albin Kurtit, për asgjë send, me gjithë arsenalin e saj të sharjeve dhe shantazheve, duke krijuar një atmosferë përçarëse ndërpartiake e përsonale, e më tepër kjo parti me këto tipare do ta humbte përditë e më shumë adhuruesin e vet, që në të ardhmën mund të rrezikojë të kaloj pragun.
Dhe partia NISMA, nuk është diçka tjetër vetëm se një «shtojcë», e cila mund ta plotësonte, apo ta harrnonte pjesën e madhe, sikur në këtë rast LVV, për t’a zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por jo edhe për të krijuar qeverinë e re, nëse tri vende nga kjo parti nuk mund ta plotësonin numrin e mjaftueshëm, dhe ajo çka kërkon lideri i saj, që me tri vende të merret gjysma e pushtetit”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.