Au martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, larg syrit të publikut dhe mediave.

Bashkëshorti i Leonorës është një ish-zyrtar shtetëror, me një të kaluar të njohur në administratën publike.

Ai ka qenë më parë i martuar dhe është baba i një fëmije. Megjithatë, marrëdhënia me Leonorën ka qenë stabile prej disa vitesh, duke u zhvilluar larg vëmendjes së mediave.

Çifti mësohet se janë tashmë të martuar dhe të lumtur, duke zgjedhur privatësinë si mënyrën më të mirë për të ruajtur harmoninë e tyre, shkruan “Kosovarja”.