Pasi u ‘kap’ nga Jozi-n, vjen reagimi i Stresit

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, ku Jozi shihej duke e kapur Stresin në befasi dhe duke e detyruar ta puthë, vetë reperi ka reaguar në një mënyrë që ka shqetësuar ndjekësit.

Në një story të postuar pak pas momentit viral, Stresi shfaqet i heshtur, me fytyrë të lodhur dhe të tensionuar. Edhe pse mundohet të duket i qetë dhe “cool” si zakonisht, mimika e tij tregon diçka tjetër – një peshë që nuk mund ta fshehë dot.

Ai mjaftohet me një fjali të shkurtër:

“Nëse nesër mungoj në koncert… kuptojeni vetë.”

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, duke u shqetësuar për gjendjen emocionale të tij. Disa mendojnë se është thjesht një lodhje momentale, të tjerë dyshojnë për probleme më të thella në marrëdhënien me Jozi-n.

💬 Shikoni videon dhe reagimin e tij dhe jepni mendimin tuaj: Çfarë po ndodh vërtet me Stresin?