Gurbetqari 33-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi u hodh nga ura në Ujman – nuk është gjetur ende

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në liqenin e Ujmanit, ku një person rreth moshës 33-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ura dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Sipas burimeve të para bëhet fjalë për një gurbetqar i cili ndodhej në Kosovë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitë emergjente, policia si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit me barka.

Operacioni për gjetjen e trupit po vazhdon, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare.