Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat

Të shtënat me armë zjarri në Qyshk të Pejës, paraditen e së mërkurës, dyshohet se ndodhën veç për një parking brenda hapësirës së një biznesi privat.

Kjo ka ndodhur pasi të dyshuarit i është kërkuar nga kompania ta parkojë veturën më mirë.

Pas kësaj situate, i njëjti është kthyer më motor në parking, ku me vete ka pasur edhe armën AK47 me të cilën ka shtënë në ajër.

I dyshuari, para se gjuante me armë pas kërkesës që mori nga drejtuesit e biznesit, ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ky i fundit ra fillimisht në duart e policisë, por pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar në procedurё tё rregullt.

Gjatë nuk i shkoi as të dyshuarit kryesor, i cili u prangos mbrëmjen e së enjtes.

Në vendin e incidentit u gjetën goxha prova.

Media provoi të marrë edhe një qëndrim nga biznesi para së cilit ndodhi ky incident, por të njëjtit nuk pranuan ta thonë asnjë fjalë.