Një sipërmarrës e gjeti veten në një moment tejet të sikletshëm, kur kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, e fokusoi atë së bashkë me një grua të panjohur.
Drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron, ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet. Edhe punonjësja e tij, që duket se ‘u kap mat’ i kthen kurrizin kamerës.
“Oh, shihini këta të dy“, tha vokalisti i grupit Chris Martin ndërsa kamera kapi çiftin duke u përqafuar. Por, kur Byron dhe Cabot u ndanë me shpejtësi nga njëri-tjetri, artisti shtoi me humor “në rregull, hajde tani… ose kanë një lidhje ose janë thjesht të turpshëm”.
Nuk ka ende asnjë reagim nga Any Byron dhe as nga gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron, raporton News Week.
Byron është drejtor ekzekutiv i Astronomer një kompani që përmirëson infrastrukturën e të dhënave dhe që kohët e fundit zhvendosi selinë e saj në New York City teksa po zgjerohet.