Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit, fillimisht e kanë kundërshtuar e më pas e kanë pranuar.
“Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur. Më pas e kanë pranuar! Në fund e kanë promovuar! Përfundimisht, intaçinj të Prapa-Mbetur!”, ka shkruar Behrami.
Së fundmi është pjesë e debatit të madh në Kosovën promovimi që presidentja Vjosa Osmani i ka bërë Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e pati kundërshtuar fuqishëm bashkë me Albin Kurtin. /Ballkani.info/