Deklaratat e aktorit të njohur Laert Vasili në një emision televiziv kanë ngjallur reagime të forta në rrjet.
Vasili u shpreh sërish me ironi ndaj fitores së Gjestit në Big Brother Albania, duke thënë: “Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues”.
Përmes një videoje në TikTok, Gjesti iu përgjigj Vasilit duke thënë të mos flasë palidhje.
“Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”.
“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”.
“Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.