Analisti Burim Ramadani deklaroi në Pressing në T7 se Albin Kurti nuk i ka numrat, prandaj nuk po ndodh konstituimi i Kuvendit. Ai tha se nuk do të ketë as “Qeveri Kurti 3”.
Sipas tij, në këtë situatë Kurti po e shtyen sa më shumë bllokimin menqenëse s’i ka numrat.
“Unë po e shoh që z.Kurti është duke vendosur pengesa të radhës që ka me habitë skenën politike. Edhe kur të vjen puna tek nënkryetarët, sepse edhe tek prishja e komuniteteve joserbe…Nëse ka najkush që i ka përça në Kosovë partitë politike boshnjake është Albini…”, tha Ramadani.
“Është duke vendosë pengesa vetëm me shty e me shty, sepse nuk i ka numrat. Nuk ka qeveri Kurti 3, nuk po mundet me bo, atëhere shtyje e shtyje…Çka dinë politikanët me bo mbrapsht kundër shtetit, as dreqi s’mundet mi bo Kosovës më keq sesa që din politikanët mi bo edhe shembullin e kemi të pastër edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Ramadani në Pressing./Periskopi/