Arsenijeviq mohoi posedimin e monicionit, Gashi: Të kanë zënë me “pelë” për dore

Komentatori politik, Blerim Gashi i ka reaguar politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq pas mohimeve se monicioni i gjetur në Zveqan ishte i tij.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë është e vërtetë, ai duhet të vijë në hetime të bëra qoftë edhe nga ndërkombëtarët.

“Në kësi situate, kur në gjuhën shqipe thuhet “Të kanë zënë me pelë për dore”, me alltia e armatim për një njësitë. Ky duhet të vijë edhe të tregoj, e jo me një polic të Eulexit por me shtatë, e edhe të ndërkombëtarëve nëse ka nevojë“, ka thënë ai mes tjerash.