Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portale të ndryshme kanë qenë të mbushura me lajme, spekulime dhe zëra që lidhnin modelen e njohur Kader Kicajn me këngëtarin dhe ish-banorin e Big Brother VIP, Gjestin.
Gjithçka nisi pasi fansat vunë re disa ndërveprime të shpeshta mes tyre në rrjete sociale, komente pozitive, pëlqime dhe disa mesazhe të përçudnuara që u interpretuan si flirt apo afri më shumë se shoqërore.
Kjo bëri që shumë ndjekës të mendonin se midis dyshes po lindte një romancë e re, madje disa media shkuan edhe më tej duke aluduar për një lidhje të mundshme dashurie që po tentohej të mbahej larg vëmendjes së publikut.
Por, pas gjithë këtij rrëmuje mediatike, Kaderi ka vendosur të flasë publikisht dhe të vendosë një herë e mirë pikën mbi “i” mbi këtë situatë, duke sqaruar natyrën e vërtetë të raportit të saj me Gjestin.
Kaderi ka hedhur dritë mbi këto zëra, duke qenë shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë në fjalët e saj. Ajo theksoi se midis saj dhe Gjestit nuk ka kurrfarë marrëdhënie romantike, dhe se ata janë vetëm shokë.
“Unë Gjestin e kam mbështetur shumë gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, por edhe kur mori pjesë në versionin shqiptar të spektaklit”.
“Kam qenë përherë në anën e tij, sepse më ka pëlqyer mënyra se si e ka përfaqësuar veten dhe energjia që ka sjellë në shtëpi.
“Por kjo nuk do të thotë që midis nesh ka ndodhur apo po ndodh diçka më shumë,” u shpreh Kaderi.
Më tej, ajo shtoi se e ndjek muzikën e Gjestit dhe se i pëlqen si artist, por në aspektin personal, ajo nuk e sheh atë si një partner potencial. “Për mu, një mashkull ideal është krejt ndryshe.
Mund të kemi biseduar ndonjëherë në ‘Instagram’, por gjithçka ka qenë në kuadër të shoqërisë. Nuk ka ndjenja, as prapavijë dashurore në këtë mes. Ai është një mik, dhe kaq,” tha ajo.
Deklarata e saj vjen si një përpjekje për të ndalur përhapjen e spekulimeve të pabazuara, që sipas saj, shpesh herë krijojnë situata të pakëndshme, jo vetëm për të, por edhe për personin tjetër të përfshirë.
Kaderi është një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe çdo lëvizje e saj shpesh kthehet në temë diskutimi publik.
Megjithatë, me këtë intervistë të sinqertë, ajo ka bërë të qartë se nuk ka asnjë histori dashurie me Gjestin, duke i dhënë fund thashethemeve që për disa kohë qarkulluan me intensitet në media.
Tashmë, ajo kërkon që të gjitha fokusimet të zhvendosen drejt angazhimeve të saj profesionale dhe projekteve në të cilat është përfshirë, ndërsa jeta e saj personale mbetet, siç theksoi ajo, një çështje që nuk duhet të ushqehet me supozime, por të respektohet si e tillë./ORAinfo/