Halil Geci ka reaguar ndaj Vlora Çitakut dhe një deklarate të saj se “është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten”.
Ai u tregua kritik ndaj nënkryetares së PDK-së, derisa tha se papritmas i është kujtuar për qytearët.
Geci ia përmendi disa gjëra nga e kaluara.
“I kujtojmë znj. Çitaku dhe gjithë rrethit të saj politik: qytetari nuk harron – dhe këtë herë, nuk fal.
Sa herë i duhen këshilla, Vlora – alias Kosovska Devojka – pa asnjë grimcë turpi, shkon drejtpërdrejt në Beograd.
Ashtu vepronte dikur edhe partneri i saj politik, “Polari i Brojes”, vetëm se ai i binte më rrotull: përmes Vuçiqit e Parisit, për të përfunduar me porosi nga Putin”, shkroi ai në Facebook.
Shkrimi i plotë
Pasi u vjedh, u shkretua e u trajtua Kosova si plaçkë – Kosovska Devojkës i paska ra në mend qytetari!
Kur nuk ka më asgjë për t’u vjedhur e plaçkitur, Kosovska Devojka kujtohet për qytetarin.
Kosovska Devojka, pas 20 vjetësh, papritmas u kujtua se paskemi qytetarë!
Pas gjithë atyre viteve kur:
– u plaçkit çdo segment i shtetit,
– u uzurpuan prona, u zhdukën dosje e u vranë njerëz,
– u vodhën miliarda dhe fukarasë iu mor buka nga goja,
– u shkatërrua arsimi, drejtësia dhe ekonomia,
– u shpërngul një brez i tërë i rinisë,
– u nënshkruan marrëveshje që ia dorëzuan Kosovën Serbisë…
…sot, këta njerëz po na predikojnë “kujdes për qytetarin”.
Këto plagë nuk shërohen me një status patriotik në Facebook.
I kujtojmë znj. Çitaku dhe gjithë rrethit të saj politik: qytetari nuk harron – dhe këtë herë, nuk fal.
Sa herë i duhen këshilla, Vlora – alias Kosovska Devojka – pa asnjë grimcë turpi, shkon drejtpërdrejt në Beograd.
Ashtu vepronte dikur edhe partneri i saj politik, “Polari i Brojes”, vetëm se ai i binte më rrotull: përmes Vuçiqit e Parisit, për të përfunduar me porosi nga Putin.