Menjëherë pas daljes së tyre nga “Ferma VIP2”, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm. Kjo pasi dyshja vendosi që të vijonte njohjen e tyre dhe jashtë spektkalit ku morën pjesë.
Në fillim u duk sikur njëri e donte tjetrin më shumë, derisa një moment i pakëndshëm ndodhi. “Lim Hoti tradhëton Albën” ky ishte lajmi që qarkulloi nëpër rrjet pas një postimi të bërë nga këngëtari në profilin e tij.
Kujtojmë se Limi në një mbrëmje, kur Alba ishte e ftuar te “Ferma VIP2”, ai postoi një vajzë thuajse nudo në storyn e tij.
Pas kësaj u përfol shumë që dyshja të jetë ndarë, por mesa duket JO.
Tradhëtia e Limit kishte qenë shumë e vogël para dashurisë së Albës.
Nëpërmjet një bisede të zhvilluar online me ndjekësit e saj së fundmi, Alba u pyet nëse do e falte tradhëtinë dhe përgjigja e saj befasoi të gjithë.
Në fjalën e saj ajo theksoi se të gjithë meshkujt të tradhëtojnë dhe ky është një realitet që nuk e ndryshojmë dot.
Ndërsa shtoi më tej se do të ishte e gatshme t’ia falte tradhëtinë një mashkulli që e përkrah si fizikisht, materialisht apo shpirtërisht.
Mesa duket Alba e ka falur Limin dhe dyshja vijon njohjen bashkë.
“Të gjithë meshkujt meshkujt të tradhëtojnë. Matematikë shumë e thjeshtë, më mirë të të tradhëtojë një mashkull i cili fizikisht, shpirtërisht, materialisht të përkrah apo një mashkull i cili fizikisht, shpirtërisht e materialisht nuk të përkrah?! Kjo është shumë e thjeshtë. Në mesin e dy grupeve të meshkujve, përkrahës dhe jopërkrahës, të dy grupet tradhëtojnë. Ti duhet të dish për kë ia vlen të sakrifikosh e të bësh një sy qorr” u shpreh Alba.