Këngëtari dhe ndërtuesi i Alegro Resort Labinot Rexha, kishte promovuar villën luksoze të eksponentit të VV-së, Shemsi Bahtiri në këtë kompleks. Madje, në at villë ishte organizuar një ndenje, nga Brilant Bahtiri, djali i Shemsi Bahtiri. Ky i fundit është një nga të arrestuarit në operacionin e quajtur “Qielli i Hapur”.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Rexha ka treguar villën që posedon eksponenti i VV-së, Shemsi Bahtiri.
Ai tregon se Bahtiri është banues në Alergo.
Villa, që Bahtiri ka atje është mjaftë luksoze dhe me pishinë.
Madje, në këtë villë është organizuar edhe një ndenjë nga Brilant Bahtiri, djali i Shemsiut.
Në videon që ka siguruar nga dosja e prokurorisë, shihet Labinot Rexha, duke argëtuar të pranishmit.
Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë zhvilluar të martën njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.
Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e këtij aksioni.
I koduar me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e Shemsi Bahtirit.
Bahtiri është një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e pandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.