Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka komentuar sulment ndaj saj, për një fotografi në të cilën shihej me serbin, Ivica Daçiq.
Ajo u shpreh se në këtë situatë po atakohen vetëm viktimat e luftës së fundit në Kosovë dhe kjo është e turpshme.
”I vetmi atakim është ndaj viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Edhe është e turpshme dhe kjo është e rëndë dhe ky është dëmi më i madh që i bëhet vendit tonë dhe luftës së UÇK-së”.
”Dhe kur individë duan me të sulmu se ti ke guxim të mendosh ndryshe, dhe t’i përket një subjekti tjetër politik, bëjnë sulme të ulëta të tilla por edhe e dëmtojnë luftën e UÇK-së”.