Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar rreth hetimeve në Ministrinë e Bujqësisë.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, thotë se prokuroria duhet të hetojë dhe të bastisë dikë që ka paguar shteti 900 mijë euro për një pick-up që u shëtit nëpër autostradë.
“Prokuroria bastisi zyret e Ministrit Peci një ditë pasi PDK doli me konferencë për shtyp! Prokurori i rastit doli të jetë ish Sekretar i Forumit Rinor të PDK-së! Në rregull, ta zëmë krejt rastësi! Ministri Peci vet tha, veç ‘𝗯𝘂𝗷𝗿𝘂𝗺,’ hetoni çka të doni! Por nëse vlen drejtësia për krejt, tash a ka mundësi Prokuroria me bastis dikë që ka pagu shteti 900 mijë euro për një pick-up që u shëtit nëpër autostradë? “, ka shkruar Basha.
Ai ka pyetur se kur është marrë prokuroria me këtë rast, gjersa ka shtuar se duhet drejtësi e jo gjueti shtrigash.
Postimi i plotë:
Prokuroria bastisi zyret e Ministrit Peci një ditë pasi PDK doli me konferencë për shtyp! Prokurori i rastit doli të jetë ish Sekretar i Forumit Rinor të PDK-së! Në rregull, ta zëmë krejt rastësi! Ministri Peci vet tha, veç ‘𝗯𝘂𝗷𝗿𝘂𝗺,’ hetoni çka të doni! Por nëse vlen drejtësia për krejt, tash a ka mundësi Prokuroria me bastis dikë që ka pagu shteti 900 mijë euro për një pick-up që u shëtit nëpër autostradë?
Në autostradat tona ka pas kontratë ku një automjet PICK-UP 𝐧𝐣ë 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐏𝐈𝐂𝐊-𝐔𝐏 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐮 𝟐𝟓 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐧ë 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐩ë𝐫 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐮 𝐧𝐣ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐭ë 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝ë𝐬 për me pa se ku ka nevojë intervenime. 𝓟ë𝓻 3 𝓿𝓲𝓽𝓮 ky pick-up kishte marrë hiç më pak se 900 𝓶𝓲𝓳ë 𝓮𝓾𝓻𝓸.
Këtë rast e ka denoncu zv. Ministri Durmishi. A e dini kur është marrë Prokuroria me rastin dhe kënd e kanë bastis? A e keni pa këtë ‘analizë’ nëpër studio televizive?
Tash a po bëni drejtësi apo gjueti shtrigash?