Gashi: Vetëvendosje thotë se i ka numrat për qeveri, por jo për Albulenën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës së 21-të që përfundoi pa zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Gashi tha se përgjegjësia për dështimin bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nuk po arrin të sigurojë mbështetjen as për kandidaten e vet, Albulena Haxhiu.

“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën”, deklaroi Gashi për media.

Ai shtoi se ngërçi institucional mund të tejkalohet vetëm përmes përgjegjësisë politike dhe zgjidhjeve të reja nga Vetëvendosje.