Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e sheh fort për ngut hyrjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës, duke u arsyetuar se “viti është i gjatë”, shkruan Periskopi.
Kur u pyet në KTV pse Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në muajin maj, Gërvalla indirekt ia la fajin opozitës.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Jemi në muajin maj atëherë kur Kosova do duhej të ishte në agjendën e Këshillin e Evropës dhe nuk është as në këtë administratën e re nuk po shohim pozicione te reja, nuk do të jetë Kosova as këtë vit në këshillin e Evropës, në dukje.
Gërvalla: Nejse viti është I gjatë, nuk ishte në maj të këtij viti, por viti është I gjatë
Gazetari: Por viti është I gjatë, por ju e dini që Këshilli I Evropës takohen vetëm në muajin maj
Gërvalla: Por të gjithë partnerët na kanë siguruar që në momentin e përshtatshëm ekziston mundësia për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës
Gazetari: Pse nuk ishim pjesë e agjendës?
Gërvalla: Ua lehtësuam shumë punën, duke mos i pasur të konstituara institucionet tona.