Reporterja e një televizioni australian ka përjetuar një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Bëhet fjalë për Kate Massey, gazetarja që fillimisht punoi në Perth para se të transferohej në Melbourne, kurse videoja e shpërndarë në TikTok e shfaq atë para stacionit të policisë në pjesën perëndimorme të Australisë.
Kate shihej duke tentuar të rregullojë flokët para se të fillonte raportimin e drejtpërdrejtë, kur kameramani në një moment lëpiu gishtin dhe ia rregulloi disa fije floku.
E me gjasë ky veprim e habiti paksa Kate, e cila mbeti e shokuar nga ky veprim i sikletshëm i kameramanit që me gjasë kishte qëllim të mirë.
Kameramani madje bëri shaka, duke thënë se është “sprej natyral për flokë”, duke e bërë që gazetarja të qeshë.
Pamjet janë bërë virale – duke marrë mbi 135 mijë shikime dhe duke nxitur një lumë komentesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.