Hoxhë Bekim Jashari për rastin e fundit të braktisjes së foshnjës: Është akt jonjerëzor

Hoxha Bekim Jashari e ka quajtur akt jonjerëzor, rastin e fundit ku një foshnje u gjet e braktisur në një deponi mbeturinash në lagjen Mati1, në Prishtinë.

Ai po ashtu ka thënë se diskutime të kësaj natyre në mediat tona janë të rralla.

“E para është fat i mirë që nuk është fenomen në shoqërinë tonë, nuk është dituri ditore ose javore, por kjo nuk e arsyeton atë që ka ndodh. Është mungesë e besimit tek Zoti, është mungesë e lidhjeve me krijuesin edhe mungesë e ndërgjegjes njerëzore”, ka thënë ai.