Përmes këtyre fjalëve denigruese në terma kafshorë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte tubuar mbështetës në sheshin “Skënderbeu” për të shpallur veten fitimtar të zgjedhjeve – duke i vendosur gozhdën e fundit derës së bashkëpunimit me të tjerët: shumicën shqiptare, partitë ish-opozitare.
Kurti kishte humbur dhjetë mandate dhe fjalët i kishte çuar në nivele të skajshme ofendimi, përkatësisht përjashtimi, me të tjerët.
Që të nesërmen këto fjalë dehumanizuese do të shkruheshin edhe në gazeta më të mëdha botërore si “Financial Times”.
Hajvanash, opozita – hajvanati, elektoratet perkatëse: kështu kishte qenë leximi i gjerë që i ishte bërë fjalëve aspak esëlluese të Albin Kurtit, të cilin do t’i duheshin partnerë pasi kishte humbur shumicën shqiptare në parlament.
Por, u deshën njëqind ditë e njëqind netë të kalojnë – që Vetëvendosja të tërhiqet nga ato fjalë, por tash duke provuar t’u ndërrojë referent.
“Veç një fjalë goje”, tha Faton Peci nga Vetëvendosje/Guxo teksa po provonte të justifikohej se pse s’po mund ta bëjnë qeverinë në dritën e refuzimit të gjithëmbarshëm të partive ish-opozitare.
LDK-në e ftuan në koalicion për t’u refuzuar tri herë: dhe Peci i akuzoi se qenkëshin lënduar “nga një fjalë goje” dhe se kjo nuk është “LDK-ja që e kam njohur para 6 viteve”.
Në Pressing të T7, Peci i zbuti fjalët duke thënë se Albin Kurti “nuk është i lumtur” për fjalët e rënda që ka shqiptuar natën e zgjedhjeve. Ndërsa mbrëmë në “Klan Kosova” tha se fjala ka qenë për një person, të LDK-së, por assesi për LDK-në ose partitë politike.
“Nëse nuk e kam gabim, e ka emrin Visar”, tha Peci duke pretenduar se atë e kishte pasur ndërmend Kurti në fjalët e veta. Por, Kurti e kishte në shumës, dhe atë dy herë.,
“Ajo fjalë goje nuk ka qenë as për liderët e partive as për skenën politike i është referu një eksponenti të LDK-së që ka bë pjhesë të shpalojes së sektorit të ekonomisë, ku një zotim ka thënë më i lartë buxheti se sa GDP-ja e vendit”, tha Peci.
Një goditje, një ledhatim ndaj LDK-së, vazhdoi Peci gjatë tërë emisionit.
“LDK-në që e njoh unë, atë të para gjashtë viteve, nuk ka lanë sfidë pa tejkalu kur në pyetje është ardhë themelimi i institucioneve dhe agjendat e tjera”, vazhdoi Peci.
“Gjuha ka qneë e ashpër, p’o e pranoj. Ka qenë veç një fjalë goje”.
“Peci tha se mbrëmjen në fjalë, ata që ka qenë të pranishëm me Kurtin “e kemi ditur” se kush ishte referenti: Unë i harroje emrat. Është i LDK-së i Ferizajit, më duket kryetar”, tha ai
“Unë i harroje emrat. Është i LDK-së i Ferizajit, më duket kryetar”.