Klipi i ri i Elvanës ‘aktivizon’ Dafina Zeqirin, ‘akuzon’ kolegen se e kopjoi

Kënga e re e Elvana Gjatës, me titull ‘Lumja Toka’ nuk ka kaluar pa u vënë re nga Dafina Zeqiri. Duket se këngëtares së famshme i ka rënë në sy imazhi që Elvana ka zgjedhur të përdorë në klip, konkretisht motivet popullore të përdorura në veshje.

Dafi, jo rastësisht, ka ndarë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet me veshje tradicionale dhe me një set-up që i ngjan goxha klipit të fundit të Elvanës.

Mesazhi? Shumë, po shumë i qartë.

Sipas Prive, Dafina dëshiron ose që të tregojë se ka qenë e para me këtë trend, ose do ta vë në dukje që është Elvana ajo që po e kopjon. Ose, ose – të dyja bashkë!

Në vitin 2022, Dafina pati folur për “pandemi tallavaje” në performancat live të këngëtarëve në estradë. Zhvillimi pati ardhur pak ditë pasi Elvana këndoi këngë të të tjerëve në skenën e SUnny Hill Festival. Asokohe, Elvana pati çuar një mesazh me një story ku shprehej: “Mos u bë xheloze” duke dëshmuar rivalitetin mes dy vajzave.