“Militant partiak – E di qysh je zgjedhë”, debat mes drejtorit Brestovci e kryeshefit të “Pastrimi”

Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci dhe Kryeshefi i Kompanisë “Pastrimi” Petrit Reçica, janë duke u përballë në Pressing në T7, për çështjen e mbeturinave në Prishtinë.

Në një moment, Brestovci e quajti Reçicën “militant partiak”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Brestovci: Duke dashtë me monopolizu Partia Demokratike e Kosovës komplet këtë sektor, dhe duke e vënë në dorë të një militanti partiak siç është Petrit Reçica.

Reçica: S’është e vërtetë, ma, ma….

Brestovci: Bindja ime, e di qysh je zgjedhë se kam qenë aksionar….Duke dashtë me monopolizu në dorë të një ndërmarrje që mundet me sabotu punën në çfarëdokohe siç ka ndodhë kësaj radhe. Kjo është sabotazh e organizuar dhe orkestruar.

Reçica: S’është e vërtetë.