Olluri përplaset me Drejtorin e Shërbimeve: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër?

Gazetari Parim Olluri është përplasur me Drejtorin e Shërbimeve Publike Bekim Brestovci, për çështjen e tenderave.

“Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër” pyeti Olluri duke pyetur specifikisht për fituesin e tenderit, Behram Gashi, ndaj të cilit ka aktakuza dhe është i shkarkuar për mashtrime financiare.

Pjesë nga debati mes tyre:

Olluri: Qysh bahet Prishtina e pastër me tendera jo të pastër?

Brestovci: Këtë pe mendon ti e jo të tjerët

Olluri: Logjikë komuniste është kur shkon me tender të negociuar

Brestovci: Në komunizëm s’ka pas tendera hiç

Olluri: Logjikë komuniste është kur nuk i mbështet kompanitë private se ti je duke i dëmtu kompanitë private…

Olluri: A e njeh Behram Gashin?

Brestovci: E njoh

Olluri: Tash njerin që e njeh, po ja mundëson me fitu tendera e po ja mundëson tendera edhe burrit edhe gruas

Brestovci: Po unë të njoh edhe ty

Olluri: A e din sa aktakuza i ka Behrami, e qysh në këtë Prishtinë të madhe e gjetet firmën e Behramit që është i afërt me LDK-në, që është i shkarkuar për mashtrime financiare. Ku e gjeti Përparim Rama një profil të tillë?

Brestovci: Nuk jemi thirrë me folë për Behram Gashin, por si ta kemi Prishtinën të pastër.