Komentatori politik, Ylli Hoxha ishte i revoltuar me qasjen e VV dhe deputetëve të tyre pas dështimit të 18 herë të konstituohet Kuvendi, posaçërisht nuk ishte i bindur me daljen e Dimal Bashës.
Hoxha në Debat Plus ishte i revoltuar me pretendimet se opozita po bllokon nga VV dhe se duhet të ketë reflektim vetëm nga ajo palë. Ai e pa si një ofendim të inteligjencës dhe fakt se vetëm reflektim nuk ka nga VV pasi pati opsione nga partitë opozitare konkrete për zhbllokimin e formimit të kuvendit së paku nga dy parti.
Daljen e deputet Dimal Bashës e vlerësoi si mburrje fyese për elektoratin dhe keqinterpretim i qëllimshëm i vullnetit elektoral. Shfryrja e tij shkaktoi edhe të qeshura në fund nga panelistët me nivelin e irritimit të tij./Periskopi/